Nuk përputhen fletëvotimet në Drenoc të Klinës

Zgjedhjet lokale 2017 October 22, 2017 - 17:22

Në fshatin Drenoc të Klinës, në shkollën “Isa Boletini” është raportuar për një parregullsi, njofton Klan Kosova.

Bëhet fjalë për një mospërputhje të fletëvotimeve. Përfaqësues nga DnV në Klinë kanë bërë të ditur se është vërejtur një fletëvotim më pak, dhe për 30 minuta është mbyllur vendvotimi për të parë se ku qëndron problemi, i cili nuk është identifikuar akoma.

Ndërkaq menaxheri i kësaj qendre tha se fletat për kryetar komune dhe asamble kanë një shpërputhje prej një fletëvotimi. Ai tha se është lajmëruar edhe KKZ, të cilët vizituan qendrën për të parë se për çfarë po bëhet fjalë.

Nëse del që gabimi është teknik, atëherë fletëvotimi shpallet i pavlefshëm, por nëse ka mos përputhje në raste të tjera, atëherë duhet të përsëriten zgjedhjet në këtë vendvotim, thuhet tutje nga DnV për këtë komunë.

Të rekomanduara