AUSTRALI- Alia Joy, vajza e senatores australiane të Queensland, Larissa Waters është e porsalindur e parë që ushqehet me gji në sallën e parlamentit të Australisë. Në senat ushqyerja me gji është lejuar me një vendim gjykate që në vitin 2003 dhe vitin e shkuar leja ishte shtrirë edhe në sallën e parlamentit, por askush më parë nuk  e kishte shfrytëzuar këtë mundësi.

Waters mori me vete vajzën e saj vetëm 2 muajsh në Parlament dhe, kur foshnja kishte uri, e ushqeu me gji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb