Walker nuk duhej shitur

Sport December 06, 2017 - 10:57

Ish-futbollisti i Tottenhamit, Jamie Redknapp mendon se vendimi i klubit londinez për ta shitur mbrojtësin Kyle Walker te Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës, ishte një gabim, transmeton zeri.info

Redknapp thotë se Tottenhami duhet ta ndërrojë mentalitetin e klubit të vogël. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino është duke vuajtur kohëve të fundit në Premierligë, duke marrë vetëm 5 pikë nga 18 të mundshme në javët e fundit.

“Shitja e Kyle Walkerit gjatë verës ishte nj gabim i madh”, deklaroi Redknapp.

“Mendoja se ishte një marrëveshje e mirë, por tani është krijuar një lloj precedenti në dhomat e zhveshjes”, shtoi ai.

“Tottenhami ka lojtarë që çdokush në botë i dëshiron, por gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Kur largohet njëri, pastaj largohet tjetri”, u shpreh anglezi./Zëri